Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Liverpooli zyrtarizon Van Den Bergun

Liverpooli ka zyrtarizuar mbrojtësin holandez, Sepp Van Den Berg.

"Të kuqtë" kanë arritur marrëveshje me klubin PEC Zwolle për të transferuar mbrojtësin holandez, transmeton koha.net.

Mbrojtësi 17 vjeçar ka finalizuar kushtet për një kontratë afatgjate me Liverpoolin.

“Është një ndjenjë mahnitëse. Për mua, është klubi më i madh në botë dhe është një ëndërr e bërë realitet. Vërtet jam shumë i emocionuar”, është shprehur Van De Berg.