Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Liverpooli vazhdon me fitore në Premier League

Liverpooli ka vazhduar me fitore në Premier League. Të shtunën në udhëtim Liverpooi mposhti Brightonin me rezultatin 2:0.

Në minutën e 19-të Liverpooli kaloi në epërsi me anë të Luis Diazit për 1:0.

Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë.

Në minutën e 61-të Liverpooli fitoi penalti. Nga pika e bardhë nuk gaboi Mohamed Salah që vulosi fitoren prej 2:0.

Me këtë fitore Liverpooli mban pozitën e dytë me 66 pikë.

Brightoni renditet në vendin e 13-të me 33 pikë.