Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Liverpooli shpreh interesim për Berishën

Liverpooli raportohet se ka shprehur interesim për transferimin e mesfushorit të Kosovës, Valon Berisha, i cili është pjesë e Red Bull Salzburgut.

“Të Kuqtë” tashmë kanë transferuar Naby Keitan nga Leipzigu, por Jurgen Klopp raportohet se e dëshiron lojtarin tjetër të klubit që sponsorizohet nga kompania e pijeve energjike.

Sipas Spox, Kloppi është duke menduar për transferimin e Berishës, i cili është lojtari kryesor i klubit austriak.

25-vjeçari ka luajtur një rol të rëndësishëm në Europa Ligë, duke realizuar pesë gola në 10 paraqitje.

Berishës i kanë mbetur edhe dy vjet në kontratën aktuale.