Fitoren më të lartë në këtë sezon të Ligës së Kampionëve e ka arritur Liverpooli ndaj Mariborit.
“Të kuqtë” mposhtën ekipin slloven me rezultat 7 me 0 për të siguruar fitoren e parë në “Champions” pas dy barazimeve të para.
Për Liverpoolin nga dy gola realizuan Mohamed Salah e Roberto Firmino derisa me nga një gol në litën e realizatorëve ishin edhe Coutinho, Oxlade-Chamberlain dhe Alexander-Arnold.
Me këtë fitore Liverpooli ngjitet në pozitën e parë me 5 pikë, aq sa ka edhe Spartaku i Moskës që sot poshtëroi Sevillan me rezultat 5 me 1.
Artikuj të ngjashëm