Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Liverpooli fiton ndaj Mariborit për të mbajtur pozitën e parë

Liverpooli ka fituar 3 me 0 ndaj Mariborit në kuadër të xhiros së katërt në Grupin E të Ligës së Kampionëve.

Mohamed Salah, Emre Can dhe Daniel Sturridge realizuan golat për fitoren e dytë të anglezëve në “Champions”.

“Të Kuqtë” kanë 8 pikë dhe prijnë në këtë grup me vetëm një pikë më shumë se Sevilla që është e dyta. Spartak Moska është e treta me pesë pikë, e Maribori ka vetëm një në fund.