Liverpooli ka shprehur interesim konkret për yllin shqiptar të Stoke Cityt, Xherdan Shaqiri.
Melissa Reddy, gazetare e afërt me klubin e Liverpoolit, raporton se “Të Kuqtë” duan të kenë kualitet në të gjitha pozicionet, dhe Shaqiri forcon skuadrën në disa reparte, transmeton Koha.net.
“Interes konkret i Liverpoolit në Xherdan Shaqirin, i cili do të siguronte thellësi në pozicionet sulmuese. Rrezik nga ndërprerjet, kreativ, dhe mund të jetë vendimtar në sulm. Klauzola e tij prej 12 milionë funtave (13.6 milionë euro) e bën rrezik të ulët”, ka shkruar ajo në Twitter.
Artikuj të ngjashëm