Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Liverpooli rikthen interesimin për Sanchon

Liverpool ka rikthyer interesimin për Jadon Sanchon. Sipas të përditshmes gjermane “Bild”, skuadra angleze do të synojë transferimin e talentit anglez gjatë kësaj vere.

Sancho mund të largohet nga Dortmundi pas formës së lartë të treguar këtë edicion.

Liverpool është i gatshëm të ofrojë rreth 100 milionë euro për ta sjellë në Anfield sulmuesin anglez.

Sancho ka kontratë me Dortmundin deri në vitin 2023.

21-vjeçari këtë sezon ka shënuar 12 gola dhe ka bërë 16 asistime.