Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Liverpooli refuzon kërkesën për largim të Coutinhos

Liverpooli raportohet se ka refuzuar menjëherë kërkesën zyrtare për largim që e ka bërë Philippe Coutinho sot gjatë ditës.

25-vjeçari është cak i dy ofertave të refuzuara nga Barcelona ndërsa sot pronarët e Liverpoolit kanë paralajmëruar se braziliani nuk do të shitet për kurrfarë çmimi.

Pas këtij njoftimi, braziliani është raportuar se ka bërë kërkesë zyrtare për transferim.

The Telegraph raporton se “Të kuqtë” kanë refuzuar menjëherë kërkesën e Coutinhos dhe i japin mbështetje pronarëve të klubit.