Skuadra e Liverpoolit ka shprehur interesim për sulmuesin e ri të Arsenalit, Bukayo Saka. Liverpooli po dëshiron ta transferojë Sakan në fund të këtij edicioni pas paraqitjeve të mira që i ka treguar këtë sezon te Arsenali.
Po ashtu, Saka ka refuzuar kontratën e re të Arsenalit duke lënë të hapur mundësinë e largimit edhe pse ka kontratë deri në vitin 2024.
Saka ka shënuar gjashtë gola dhe ka bërë katër asistime në 21 paraqitje për Arsenalin. Te klubi nga Londra janë të vendosur për ta mbajtur Sakan sa më gjatë që të jetë e mundur, por Liverpooli është gati të bëjë ofertë të majme për transferimin e tij në verën tjetër.
Saka, po ashtu ka edhe 14 paraqitje e katër gola me Përfaqësuesen e Anglisë.