16:22 - Liverpooli ka shënuar fitore të thellë në ndeshjen e parë të Premier Ligës për sezonin 2018/19.
“Të Kuqtë” shpartalluan në Anfield Road “Çekanët” nga Londra, West Ham Unitedin, duke e mposhtur 4 me 0, transmeton Koha.net.
Golin e parë e shënoi Mohamed Salah në minutën e 19 pas asistimit nga Robertson, kurse dy golat e radhës i shënoi Sadio Mane me asistimet nga Milner e Firmino.
Dhe për golin e fundit u përkujdes Daniel Sturridge, i cili shënoi një minutë pas inkuadrimit në lojë. Për të asistoi Milner në minutën e 88.
Në këtë takim debutoi në fanellën e kuqe edhe Xherdan Shaqiri, që u inkuadrua në minutën e 82.
Shaqiri debuton me Liverpoolin në Premier Ligë
Edhe
Liverpooli “shkatërron” West Hamin
Xherdan Shaqiri është aktivizuar në ndeshjen hapëse të Liverpoolit në Premier Ligë ndaj West Hamit.
Ylli shqiptar nuk ishte titullar, megjithatë Kloppi e inkuadroi atë në minutën e 82 në vend të Sadio Manes.
Liverpooli aktualisht është duke fituar 4-0.