Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Liverpooli nderon legjendën Kenny Dalglish

Liverpooli ka konfirmuar se pjesa e tribunës “Centenary Stand”, do të emërohet sipas legjendës së klubit, Kenny Dalglish, si mirënjohje për kontributin e 66 vjeçarit.

Skocezi është pjesë e rëndësishme e historisë së Liverpoolit, me të cilin është pothuajse katër dekada, që nga viti 1977 kur ishte transferuar në “Anfield Road” nga Celticu, transmeton Koha.net.

Ai aktualisht mban postin e drejtorit jo ekzekutiv të bordit. Ai ishte dy herë trajneri i klubit.

Kurse 515 herë ka veshur fanellën e Liverpoolit dhe ka shënuar 172 gola, duke fituar tetë ligën, tre Kupa evropiane, dy FA Cup, pesë League Cup dhe një Superkupë të UEFA-s.

Artikuj të ngjashëm