Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ferguson uron rivalin e vjetër, Dalglish, për titullin e Liverpoolit

Ish-trajneri i Manchester Unitedit, Alex Ferguson, ka dërguar një mesazh për të uruar rivalin e vjetër, Kenny Dalglish pasi Liverpooli i dha fund pritjes prej 30 vjetësh për titull të Anglisë. Këtë e ka bërë të ditur ish-trajneri i Liverpoolit, Dalglish.

Dy skocezët janë ikona në ish-klubet e tyre.

Ferguson, ka drejtuar Unitedin nga viti 1986 deri në vitin 2013. Ai ka udhëhequr skuadrën drejt 13 titujve të Premier Leagues, pesë triumfeve në FA Cup dhe dy titujve në Ligën e Kampionëve.

Dalglish kishte bërë karrierë te Liverpooli si lojtar e më pas si trajner. Ai ka fituar tri kupa evropiane, tetë tituj të divizionit të parë dhe dy trofe të FA Cup.

“Ai (Fergusoni) na ka kontaktuar për të thënë urime, përmes një mediumi modern”, ka thënë Dalglish. Sipas tij, rivalët e gjeneratës së vjetër në fund të vitit kanë dërguar letra urimi.

“Kjo vazhdon ende. Është kompliment i madh. Ju jeni në garë dhe jeni rivalë, por ju jeni mjaftueshëm madhështorë për të dërguar një letër urimi. Të gjithë janë në të njëjtën lojë, apo jo?”, ka thënë Dalglish.

Edhe Fergusoni dërgohet në spital Futboll 2 muaj më parë Fergusoni dërgohet në spital

Dalglish ishte trajneri i fundit që ka fituar titullin para Juergen Kloppit. Ai ka lavdëruar kapitenin Jordan Henderson që kishte kaluar nga Sunderlandi gjatë periudhës së dytë në klub, në vitet 2011-2012.

“Ai ishte i përkushtuar që të ketë sukses në futboll. Ai është i vetmi kapiten i Liverpoolit që do të ngrit trofeun dhe që ka ngritur trofeun e Kupës së Botës për klube”, ka theksuar Dalglish (69).