Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Liverpooli “mund të jetë ekipi më i mirë në botë për momentin”, thotë Guardiola

Foto: Reuters

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, thotë se skuadra e tij duhet ta pranojë që rivali i tyre për titull, Liverpooli, “mund të jetë skuadra më e mirë në botë për momentin”, raporton BBC.

City e pret në shtëpi më 3 janar Liverpoolin, dhe do të tentojë që t’i afrohet më shumë me pikë, pasi momentalisht skuadra e Jurgen Kloppit ka shtatë pikë më shumë.

“Problemi është se ata janë fantastikë”, ka thënë Guardiola për Liverpoolin, transmeton ksp.

“Ndoshta klubi më i mirë në Evropë dhe botë momentalisht”, shtoi ai.