Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

“Liverpooli mund ta transferojë yllin e Unitedit nëse largohet Coutinho”

Philippe Coutinho po kërkohet me ngulm nga Barcelona dhe mund të largohet gjatë këtij afati kalimtar të verës.

Liverpooli megjithatë ka bërë të ditur se nuk e ka ndërmend shitjen e tij, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në rast të largimit të brazilianit ish-ylli i Liverpoolit, Dean Saunders ka thënë se “Të Kuqtë” duhet të transferojnë yllin e Unitedit, Juan Mata dhe atë të Swanseas, Gylfi Sigurdsson.

“Shiteni për 100 milionë funta”, është shprehur Saunders për talkSPORT. “Për mua ai është i zëvendësueshëm. Mund ta transferoni Iscon për 30 milionë funta, pasi ai s’do të mund të luajë rregullisht te Reali. Juan Mata dhe Sigurdssoni, ka disa lojtarë që mund të transferoni për ta zëvendësuar Coutinhon”.

Sipas tij Suarez ishte i pazëvendësueshëm, por Coutinhon do ta shiste për 100 milionë funta (111 milionë euro).

“Luis Suarez ishte i pazëvendësueshëm. Disa lojtarë janë të pazëvendësueshëm. Më pëlqen Coutinho, ndeshjen e fundit që e pashë ishte i jashtëzakonshëm, por për 100 milionë? Njëherë kur të trokasin në derë, ai si lojtarë tashmë ka shkuar”, thotë ai.

Liverpool Echo raporton se klubi nuk dëshiron ta shesë Coutinhon, por disa media të tjera britanike kanë raoportuar se Liverpooli ka kërkuar 150 milionë euro për Coutinhon.