Liverpooli ka shënuar një fitore të vështirë në udhëtim te Wolvesi, por shumë të rëndësishme.
Skuadra e Jurgen Kloppit shënoi fitore prej 2 me 1, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoIshte kapiteni Jordan Henderson ai që i dha epërsinë Liverpoolit duke shënuar me kokë në minutën e tetë, pas asistimit nga Alexander-Arnold.
Në pjesën e dytë vendasit i shkaktuan mjaft shumë telashe liderit, madje arritën të barazojnë shifrat përmes Jimenezit në minutën e 51, pas asistimit të bukur nga Adama Traore.
Por, tre pikë të mëdha në këtë takim Liverpoolit ia siguroi braziliani Roberto Firmino duke shënuar gjashtë minuta para përfundimit të kohës së rregullt. Për të asistoi Henderson.
Me këtë fitore Liverpooli marshon drejt titullit me 67 pikë, 22 fitore nga 23 të mundshme. Derisa Wolvesi në vendin e shtatë ka 34 pikë.