Liverpooli raportohet se do të rrisë përpjekjet për transferimin e anësorit të Stoke Cityt, Xherdan Shaqiri, pas përfundimit të Kampionatit Botëror.
“Të Kuqtë” janë të lidhur me një transferim të yllit të Zvicrës, pasi trajneri Jurgen Klopp dëshiron të forcojë fazën ofensive.
Sipas “The Mirror”, Liverpooli do të vazhdojë me negociata pas Botërorit, pasi aktualisht lojtari është në Rusi me kombëtaren e Zvicrës.
Këtë verë, ekipi anglez ka transferuar Naby Keitan e Leipzigut dhe Fabinhon e Monacos.
Artikuj të ngjashëm