Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Liverpooli lëshon pikë edhe me Evertonin

Liverpooli ka lëshuar pikë të tjera në fillim të sezonit të ri në Premier League.

Të shtunën në ndeshjen e parë të xhiros së gjashtë të Premier Leagues, Liverpooli luajti baras në udhëtim tek Evertoni, 0:0.

Në fund të ndeshjes, Evertonit iu anulua nga VAR-i një gol i shënuar nga Conor Coady.

Tom Davies qëlloi shtyllën për vendësit në pjesën e parë, ndërsa Darwin Nunez dhe Luis Diaz patën të njëjtin fat për Liverpoolin.

Evertoni, që nuk di për fitore në fillim të këtij sezoni, ka katër barazime e dy disfata.

Liverpooli ka nëntë pikë në gjashtë ndeshje.

Artikuj të ngjashëm