Mundo Deportivo raporton se Liverpooli është i gatshëm të shesë yllin e saj Philippe Coutinho në afatin kalimtar të janarit.
Sipas këtyre raportimeve thuhet se klubi anglez do të lejojë largimin e Coutinhos nga “Anfield Road” për 150 milionë euro, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBarcelona ende mbetet e interesuar për shërbimet e tij, dhe zyrtarët e klubit katalunas janë takuar me njërin prej agjentëve të Coutinhos, Kia Joorabchian, të hënën në Londër ku edhe iu është bërë e ditur se Liverpooli është i hapur për shitjen e Coutinhos për 150 milionë euro.
Raportohet se Barcelona nuk do të paguajë çmimin e kërkuar, por shpreson që të sigurojë shërbimet e tij për 80 milionë euro, plus 30 milionë euro bonuse.
Kurse sipas Mundo Deportivos, përkundër që Coutinhos është i vetëdijshëm për interesimin e PSG-së, braziliani ende dëshiron të bashkohet me Barcelonën.