Liverpooli ka rikthyer interesimin për Vinicius Juniorin. Mediat spanjolle kanë raportuar të hënën se kampioni i Anglisë është duke e monitoruar situatën e brazilianit te Real Madridi.
Talenti brazilian mund të largohet nga Real Madridi, gjatë kësaj vere me klubin spanjoll që po kërkon mbi 50 milionë euro për ta lënë të lirë.
20-vjeçari ka kontratë me “Mbretërit” deri në vitin 2025.
Këtë sezon në të gjitha garat ka shënuar tri gola dhe tri asistime.
Artikuj të ngjashëm