Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Liverpooli interesohet për Chiesan

Skuadra e Liverpoolit ka shprehur interesim për sulmuesin e Juventusit, Federico Chiesa, ka njoftuar “Calciomercato” të hënën. Bëhet e ditur se Liverpooli po synon transferimin e Chiesas në fund të këtij edicioni, pasi italiani pëlqehet shumë nga trajneri Juergen Klopp.

Chiesa tek Liverpooli po shihet si zëvendësim ideal për Mohamed Salahun, i cili mund të largohet nga klubi anglez pasi nuk ka bindur me paraqitjet e tij këtë sezon. Mësohet se Liverpooli është gati të ofrojë mbi 60 milionë euro për Chiesan, i cili ka kontratë me Juventusin deri në verën e vitit 2025.

25-vjeçari është pjesë e Juventusit prej vitit 2022 kur iu bashkua nga Fiorentina, ndërsa këtë sezon ka një gol e dy asistime në tetë paraqitje në të gjitha garat.

Artikuj të ngjashëm