Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Liverpooli hyn në garë për Brozoviqin

Liverpooli është skuadra e radhës që ka hyrë në garë për mesfushorin e Interit, Marcelo Brozoviq. Mediat italiane kanë bërë të ditur se drejtuesit e klubit anglez po synojnëtransferimin e kroatit gjatë afatit kalimtar të janarit.

Madje, Liverpooli do të dërgojë një ofertë për të bindur drejtuesit e klubit ta lirojnë lojtarin.

Kontrata aktuale e Brozoviqit skadon në vitin 2022 dhe në qershor do të jetë futbollist i lirë.

Në garë për mesfushorin janë edhe Manchester Unitedi dhe Tottenhami.