Liverpooli raportohet se ka shprehur interesim për mbrojtësin e Fulhamit, Ryan Sessegnon.
16-vjeçari shihet si njëri prej lojtarëve me të ardhme të ndritur në futbollin anglez, pasi ka shkëlqyer me ekipin e parë të Fulhamit.
Sipas Liverpool Echos, Kloppi e sheh Sessegnonin si zëvendësues të Alberto Morenos, i cili pjesën më të madhe të sezonit e ka kaluar në bankën rezervë.
Raportohet se Morenos do t’i lejohet largimi nga Anfield gjatë kësaj vere.