Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Liverpooli fiton me dy autogolat e Faesit

Liverpooli ka shënuar një fitore të rëndësishme në Premier League të premten mbrëma.

“Të kuqtë” e drejtuar nga Juergen Kloppi fituan me rikthim të rezultatit ndaj Leicester Cityt, 2:1, në kuadër të xhiros së 18-të.

Kiernan Dewsbury-Hall në minutën e katërt befasoi vendësit dhe ia dha epërsinë “dhelprave”.

Megjithatë, dy autogolat e mbrojtësit Ëout Faes në minutat 38 dhe 45, bën që Liverpooli të merrte pikët e plota.

Faes bëhet futbollisti i katërt që shënon dy autogola brenda një ndeshje të Premier Leagues, pas Jamie Carragherit, Michael Proctorit dhe Jonathan Waltersit.

Me këtë fitore Liverpooli shkon në kuotën e 28 pikëve.

Leicesteri mbetet me 17 pikë.

Artikuj të ngjashëm