Mohamed Salah ka shkëlqyer në derbin “Merseyside”.
Ishte më i miri në ndeshje duke realizuar dy gola në fitoren 2:0 të Liverpoolit ndaj Evertonit të shtunën, në kuadër të xhiros së nëntë të Premier Leagues.
Evertonit në pjesën e parë ju vështirësuan punët kur Ashley Young u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë në minutën e 37-të.
Në pjesën e dytë, Liverpooli e shfrytëzoi epërsinë numerike dhe realizoi dy gola në 15-të minutat e fundit.
Egjiptiani realizoi nga penalltia në minutën e 75-të, ndërsa më pas shënoi për 2:0 në minutën e shtatë të kohës shtesë.
Për të ishte goli i 201-të në karrierë në ligat ku ai ka luajtur.
Liverpooli merr kreun e tabelës përkohësisht me 20 pikë, aq sa ka edhe Tottenhami e Arsenali që kanë nga një ndeshje më pak.
Evertoni është i 16-i me shtatë pikë.