Liverpooli ka fituar ndeshjen dramatike me Tottenhamin.
Të dielën mbrëma, Liverpooli triumfoi përballë skuadrës londineze me rezultatin 4:3, në kuadër të xhiros së 34-t të Premier Leagues.
Ishte fitorja e katërt rresht për të udhëhequrit e trajnerit Juergen Klopp, që tani i afrohen shumë zonës që dërgon në Ligën e Kampionëve.
Në 15-të minutat e para të ndeshjes, “të kuqtë” krijuan epërsi prej tri golave.
Curtis Jones shënoi në minutën e tretë, Luis Diaz në minutën e pestë dhe Mohammed Salah në minutën e 15-të.
Rezultatin në 3:1 e ngushtoi Harry Kane, në minutën e 39-të.
Edhe
Liverpooli e fiton ndeshjen me nëntë gola
Tjetër gol shënoi Heung-Min Son në minutën e 77-të, kurse Richarlison barazoi shifrat në minutën e tretë të shtesës.
Për ta bërë ndeshjen e zjarrtë në “Anfield” u përkujdes Diogo Jota, që realizoi dy minuta më pas për 4:3.
Liverpooli në 33 ndeshje ka 56 pikë, dy më shumë se Tottenhami që është në pozitën e gjashtë.