Liverpooli ka mposhtur bindshëm 0 me 4 West Hamin në xhiron e parafundit të Premier Ligës duke u kthyer në pozitën e tretë të tabelës.
Daniel Sturridge shënoi golin e parë, dy të radhës i realizoi Philippe Coutinho, ndërsa “pokerin” e kompletoi Divock Origi.
Në tabelë Liverpooli ka 73 pikë të tubuara, një më shumë se Manchester City që është i katërti me një ndeshje më pak të zhvilluar. Arsenali është i pesti me 69 pikë e një ndeshje më pak, ndërsa tani Liverpoolit për të siguruar përfundimisht Ligën e Kampionëve i duhet fitorja në xhiron e fundit ndaj Middlesbroughit.