Arsenali është ndalur në rrethin e tretë të Kupës FA.
Të dielën, Arsenali pësoi 2:0 nga Liverpooli në “Emirates”. Skuadra londineze kishte më shumë raste, por Liverpooli dërgoi topin në rrjetë dy herë dhe avancon në garën për kupë.
Sfida e gjigantëve të futbollit anglez mori drejtim në minutën e 80-të, kur Jakub Kiwior shënoi autogol.
Ai e dërgoi topin në portën e gabuar në tentim për ta larguar pas një krosimi. Në minutën e 95-të për 2:0 në të mirë të Liverpoolit shënoi Luis Diaz.
Artikuj të ngjashëm