Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Liverpooli e City ndahen në paqe

Liverpooli e Manchester City kanë ndarë pikët në derbin kryesor të kësaj xhiro në Premier Ligë.

City pati një dominim të lehtë në këtë përballje, megjithatë nuk e shfrytëzoi edhe rastin më të mirë në këtë ndeshje, transmeton Koha.net.

Asnjëra prej skuadrave nuk gjeti rrugën e golit, duke barazuar 0-0.

Në minutën e 86 rastin për të marrë tre pikë e pati Manchester City, por i pasaktë nga penaltia u tregua Mahrez.

Manchester City, Chelsea e Liverpooli në krye të tabelës kanë nga 20 pikë.

Artikuj të ngjashëm