Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Liverpooli dështoi në transferimin e Sanchezit, përfundoi te Balotelli

Brendan Rodgers ka zbuluar se gjatë menaxhimit të tij të Liverpoolit kishte tentuar transferimin e Alexis Sanchezit nga Barcelona, por në fund ai transferoi Mario Balotellin.

“Të kuqtë” ishin në kërkim të zëvendësuesit të Luis Suarezit, i cili realizoi 31 gola në sezonin 2013-14. Suarez u largua te Barcelona për 85 milionë euro, derisa kiliani vendosi për Arsenalin para Liverpoolit.

“Ne e ndjenim se Luis [Suarez] do të largohej dhe kishim nevojë për një lojtar që e zëvendësonte ‘kokë me kokë’”, ka thënë Rodgers për talkSport. “Përfunduam të dytit në ligë dhe me një nivel të lartë futbolli”.

“Lojtarët ishin fleksibil në stilin e lojës dhe tentonin të bënin hapin tjetër. Për këtë gjë ne kishim nevojë për një zëvendësues. Vlerësuam se Sanchez ishte i duhuri”.