Liverpooli dëshiron që ta shesë sulmuesin anglez, Daniel Sturridge, por për shërbimet e tij kërkojnë 30 milionë futna (rreth 33.5 milionë euro), raporton Liverpool Echo.
Gjithashtu edhe 28 vjeçari ka informuar klubin se dëshiron të gjejë skuadër të re në këtë afat kalimtar, transmeton Koha.net. Ai dëshiron t’i sigurojë vetes një biletë për Botëror me Anglinë.
Për shërbimet e tij raportohet se ka shprehur interesim Southamptoni dhe West Hami, ndërsa edhe Interi raportohet se është në garë për të.