Liverpooli është duke planifikuar t’i vazhdojë kontratat me disa prej lojtarëve kryesorë.
Sipas mediave në Ishull, krerët e klubit anglez prioritet kanë vazhdimin e kontratave me Mohamed Salahun, Virgil Van Dijkun, Fabinhon, Alissonin, Trent Alexander-Arnoldin dhe Andy Robertsonin.
Me lojtarët si Arnold, Robertson, Fabinho dhe Alisson, ka kohë që ka nisur negociatat dhe është afër marrëveshjes.
Yllit egjiptian, Salahu, që kontrata i skadon në vitin 2023, ende nuk është gjetur një marrëveshje.
Deri në vitin 2023, kontratë ka edhe mbrojtësi Van Dijk. Liverpool i ka ofruar holandezit kontratë trevjeçare, që do ta mbante atë në Anfield deri në vitin 2026.