Liverpool dëshiron të vazhdojë kontratën me sulmuesin Mohamed Salah.
Sulmuesi egjiptian tash e disa kohë ka nisur bisedimet për vazhdimin e kontratës por nuk ka gjetur marrëveshjen.
Mediat angleze kanë bërë të ditur se drejtuesit e klubit janë duke tentuar ta bindin Salahin të vazhdojë kontratën e cila i skadon në vitin 2023.
Deklarata e fundit të lojtarit rreth një largimi të mundshëm ka bërë që klubi të këmbëngul për t’i vazhduar kontratën lojtarit.
28-vjeçari së fundmi është duke u kërkuar nga Real Madridi.
Edhe
Zyrtare, Salah edhe dy vjet të tjera te Liverpooli
Ylli egjiptian po shkëlqen këtë edicion duke shënuar 25 gola në të gjitha garat.
Ai është pjesë e Liverpoolit që nga viti 2017 kur u transferua nga Roma.