Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Liverpool merr kreun, Salahu u kthehet golave

Foto: Reuters

Liverpooli ka shënuar një fitore shumë të rëndësishme në udhëtim te Southamptoni, 1 me 3.

Vendasit e nisën më mirë takimin duke kaluar në epërsi në minutën e nëntë përmes Longut, transmeton Koha.net.

Liverpooli arriti të barazojë shifrat kur po luhej minuta e 36 përmes Naby Keitas, që shënoi golin e tij të parë në Premier Ligë në fanellën e “Të Kuqve”.

Në pjesën e dytë Liverpooli shënoi edhe dy herë.

Pas një kohe të gjatë pa shënuar Mohamed Salah arriti të gjejë rrugën e golit në minutën e 80 për t’i dhënë epërsinë ekipit të tij.

Edhe Liverpooli vazhdon marshin drejt titullit Futboll Liverpooli vazhdon marshin drejt titullit

E pas gjashtë minutave shënoi edhe Jordan Henderson, i cili qe një kohë të gjatë nuk ka shënuar.

Me këtë fitore Liverpooli rikthehet në krye të tabelës me 82 pikë. Derisa Southamptoni në vendin e 16 ka 33 pikë.

Image