
Malisheva mposht Dritën, përfundon në vend të dytë
Malisheva ka shënuar fitore shumë të rëndësishme në xhiron e fundit të edicionit 2025/26 në Superligën e Kosovës.
Malisheva e mposhti Dritën me përmbysje të rezultatit, 3:2. Me këtë fitore, Malisheva e përfundon kampionatin në vendin e dytë me 59 pikë. Disfata e Ballkanit nga Dukagjini bëri që Malisheva të dal në vendin e dytë.
Drita e mbylli pjesën e parë me dy gola epërsi.
Oniks Grezda shënoi në minutën e 43-të për 1:0, ndërsa Mike Arthur shënoi për 2:0, në minutën e parë shtesë të pjesës së parë.
Besnik Ferati e ngushtoi rezultatin në 2:1 në minutën e 65-të. Ndërsa shifrat për 2:2 i barazoi Mevlan Zeka në minutën e 78-të. Dy minuta më pas, Zeka e realizoi golin e fitores.
Drita më herët e fitoi titullin e kampionit. Skuadra gjilanase e përfundon sezonin me 66 pikë.
Fitorja nuk mjafton, Llapi në barazh
Ndonëse fitoi 3:2 në udhëtim te Ferizaj të dielën në xhiron e fundit të kampionatit të sivjetmë në Superligën e Kosovës, Llapi do të luajë në ndeshjen e barazhit.
Llapi e përfundoi kampionatin në pozitën e tetë me 49 pikë. Kjo pozitë dërgon në ndeshjen e plejofit dhe përballë Llapit do të jetë Dinamo, skuadra tjetër ferizajase.
Dinamo e mposhti Lirinë në ndeshjen e barazhit të Ligës së Parë. Dhe tani e kërkon Superligën.
Ferizaj është përshëndetur më herët nga elita e futbollit kosovar. Nga Superliga është larguar me 36 pikë, nga pozita e parafundit.
Ferizaj me golin e Erti Sherifit në minutën e 12-të kaloi në epërsi 1:0.
Katër minuta më vonë, Ergys Peposhi realizoi autogol dhe rezultati u barazua në 1:1.
Në minutën e 39-të realizoi Fiton Ademi për 2:1 në të mirë të Llapit.
Ademi e shënoi edhe golin e tretë të Llapit në minutën e 57-të. Të dy golat e Ademit u pranuan me konfirmim të VAR-it.
Ferizaj arriti që ta ngushtojë rezultatin në 3:2, në minutën e 72-të. Dior Gërbovci ishte realizator.
Drenica fiton në “Fadil Vokrri”
Drenica e ka arritur fitoren më të rëndësishme të edicionit 2025/26 të dielën pasdite.
Në stadiumin “Fadil Vokrri”, Drenica fitoi 2:1 ndaj Prishtinës.
Me fitore, Drenica siguroi paraqitjen në Superligë edhe për edicionin 2026/2027.
Golin që ia siguroi fitoren Drenicës e shënoi Indrit Prodani.
Ai realizoi për 2:1 në minutën e 67-të nga një kënd i vështirë.
Pjesa e parë përfundoi baras 1:1.
Golin e barazimit 1:1, Drenica e realizoi në minutën e fundit të pjesës së parë. Realizoi Igball Jashari.
Albin Krasniqi në minutën e 37-të shënoi golin e vetëm për Prishtinën.
Ndeshja Prishtina – Drenica i takoi xhiros së fundit të edicionit 2025/26 të Superligës në futboll.
Dukagjini me fitore të pritur, shmang barazhin
Dukagjini ka shmangur barazhin pas fitores të së dielës ndaj Ballkanit.
Dukagjini në shtëpi e mposhti Ballkanin me rezultatin 1:0.
Ishte kjo xhiroja e fundit e edicionit 2025/26 në Superligën e Kosovës në futboll.
Mërgim Pefqeli e realizoi golin e fitores për skuadrën nga Klina në minutën e 90-të.
Dukagjinit iu anulua edhe një gol i Besir Isenit në minutën e 87-të për shkak të pozitës jashtë loje.
Gjilani nuk lejon befasi
Gjilani nuk ka lejuar befasi në xhiron e fundit të edicionit në elitën e futbollit kosovar.
Të dielën në terrenin me bar sintetik në Gjilan e mposhti Prishtinën e Re, me rezultatin 3:2, ndonëse ishte në disavantazh.
Golin për 1:0 për Prishtinën e Re e realizoi Rion Rushiti.
Më pas, Gjilani barazoi shifrat në minutën e 41-të me Armend Thaqin nga penalltia kurse Blerind Morina shënoi në minutën e tretë të shtesës në pjesën e parë për 2:1. Prishtina e Re i barazoi shifrat në minutën e 75-të me Astrit Berishën.
Por, goli i sulmuesit Senad Jaroviq në minutën e 80-të, e mbylli çështjen e fituesit. Jaroviq realizoi për 3:2.
Gjilani e siguron mbijetesën me 51 pikë. Prishtina e Re bie në kategorinë e dytë, pasi i grumbulloi vetëm 31 pikë në 36 ndeshje.
Dukagjini në epërsi ndaj Ballkanit
Mërgim Pefqeli e ka kaluar në epërsi Dukagjinin ndaj Ballkanit. Pefqeli golin e epërsisë e realizoi në minutën e 90-të.
Kjo ndeshje i takon xhiros së fundit të edicionit 2025/26 në Superligën e Kosovës.
Malisheva në epërsi ndaj Dritës me dy gola të shpejtë
Me dy gola të shpejtë në ndeshjen ndaj Dritës, Malisheva ka kaluar në epërsi 3:2.
Mevlan Zeka realizoi gol të bukur me kokë në minutën e 78-të. Dy minuta më pas, Zeka realizoi gol tjetër me gjuajtje të saktë nga zona.
Gjilani kthen epërsinë
Gjilani ka shënuar për 3:2 ndaj Prishtinës së re.
Senad Jaroviq nga penalltia e realizoi golin për 3:2 në minutën e 80-të.
Gërbovci shënon gol për Ferizajn
Ferizaj e ka ngushtuar rezultatin në 3:2 ndaj Llapit.
Mesfushori Dior Gërbovci e shënoi golin për 3:2, në minutën e 72-të.
Prishtina e Re barazon rezultatin
Prishtina e Re e ka barazuar rezultatin ndaj Gjilanit.
Sulmuesi Astrit Berisha shënoi nga afërsia për 2:2, në minutën e 75-të.
Rion Rushiti që shënoi te goli i parë, asistoi në golin e barazimit.
Ademi realizon tjetër gol, Llapi me dy gola epërsi
Fiton Ademi ka shënuar tjetër gol për Llapin ndaj Ferizajt në udhëtim.
Llapi është duke fituar 3:1.
Gjyqtari Mervan Bejtullahu edhe golin e minutës së 57-të, e pranoi pas konfirmimit nga VAR-i. Pranimi i golit erdhi me afro katër minuta vonesë. Dyshohej për ofsajd.
Malisheva shënon ndaj Dritës
Malisheva ka shënuar gol ndaj Dritës dhe tani rezultati është 2:1 në të mirë të gjilanasve.
Besnik Ferati për Malishevën e shënoi golin e tretë të sezonit, në minutën e 65-të.
Drenica kalon në epërsi ndaj Prishtinës
Drenica ka kaluar në epërsi ndaj Prishtinës në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Golin për 2:1 e shënoi Indrit Prodani.
Ai realizoi në minutën e 67-të nga një kënd i vështirë.
Mbyllet baras pjesa e parë në “Fadil Vokrri”
Ka përfunduar baras 1:1 pjesa e parë e ndeshjes ndërmjet Prishtinës dhe Drenicës.
Barazimin Drenicës ia siguroi goli i shënuar nga Igball Jashari në minutën e fundit të pjesës së parë. Jashari më herët ka luajtur për Prishtinën.
Golin për Prishtinën në minutën e 37-të e shënoi Albin Krasniqi.
Ndeshja Prishtina – Drenica i takon xhiros së fundit të edicionit 2025/26 të Superligës në futboll.
Ky duel po luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Llapi përmbys rezultatin, shkon në pushim me epërsi
Llapi ka shkuar në pushim me epërsi prej një goli në udhëtim te Ferizaj.
Llapi përmbysi rezultatin dhe është duke fituar 2:1.
Golin për 1:0 në të mirë të Ferizajt e shënoi Erti Sherifi.
Llapi i barazoi shifrat në minutën e 16-të me autogolin e Ergys Peposhit, ndërsa kaloi në epërsi 2:1, me golin e Fiton Ademit në minutën e 39-të.
Goli i Ademit u pranua pas konfirmimit nga VAR-i.
Drita po fiton pas pjesës së parë
Drita ka krijuar epërsi bindëse ndaj Malishevës në fundin e pjesës së parë, dhe ka shkuar në pushim me dy gola epërsi.
Ndeshja po zhvillohet në stadiumin “Liman Gegaj” në Malishevë, 2:0.
Oniks Grezda shënoi në minutën e 43-të për 1:0, ndërsa Mike Arthur shënoi për 2:0, në minutën e parë shtesë të pjesës së parë.
Është ndeshja e xhiros së 36-të në Superligë, e fundit për këtë kampionat.
Mbyllet baras pjesa e parë në Klinë
Ka përfunduar pa gola pjesa e parë e ndeshjes ndërmjet Dukagjinit dhe Ballkanit.
Kjo ndeshje i takon xhiros së fundit të edicionit 2025/26 në Superligën e Kosovës në futboll.
Gol i bukur nga Morina, Gjilani përmbys rezultatin
Blerind Morina ka realizuar gol të bukur për Gjilanin që është duke fituar ndaj Prishtinës së Re, 2:1.
Morina shënoi në minutën e tretë të shtesës në pjesën e parë, ndonëse ishte duke humbur 1:0.
Ai gjuajti fuqishëm dhe me shumë saktësi nga një kënd i vështirë. Ishte goli i pestë për të në këtë kampionat.
Me golin e Morinës është mbyllur edhe pjesa e parë.
Gjilani barazon rezultatin
Gjilani e ka barazuar rezultatin ndaj Prishtinës së Re.
Kapiteni Armend Thaqi shënoi për 1:1, në minutën e 41-të.
Penalltia u fitua pas rishikimit të situatës në VAR.
Portieri Zigur Biqkaj mbeti i lënduar kur u shkaktua penalltia dhe më pas u largua nga fusha me ambulancë. Më pas, gjyqtari kryesor dha penallti pasi e shikoi vetë rastin në ekran.
Llapi në epërsi ndaj Ferizajt
Ferizaj ka kaluar në epërsi ndaj Prishtinës së Re.
Goli i Fiton Ademit u pranua pas rishikimit të situatës në VAR, në minutën e 39-të.
Llapi është duke fituar 2:1 në udhëtim te Ferizaj, me rikthim të rezultatit.
Prishtina në epërsi ndaj Drenicës
Prishtina ka kaluar në epërsi ndaj Drenicës.
Golin e epërsisë 1:0 për Prishtinën e shënoi Albin Krasniqi.
Ai realizoi në minutën e 37-të.
Ndeshja e fundit e edicionit 2025/2026 po luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Llapi barazon rezultatin
Llapi ka barazuar rezultatin ndaj Ferizajt.
Ergys Peposhi realizoi autogol në minutën e 16-të.
Peposhi nuk e largoi topin nga vija e portës, pas gjuajtjes së Ilir Blakçorit me kokë nga zona.
Rezultati tani është 1:1.
Prishtina e Re ka shënuar ndaj Gjilanit
Prishtina e Re ka shënuar gol ndaj Gjilanit, në ndeshjen që po luhet në stadiumin me terren sintetik në Gjilan.
Ndeshja i takon xhiros së 36-të të Superligës, të fundit për këtë edicion.
Rion Rushiti shënoi me gjuajtje të saktë nga distanca për 1:0.
Prishtina e Re është e fundit në tabelë, pa gjasa për mbetje në elitë.
Ferizaj në epërsi ndaj Llapit
Ferizaj ka kaluar në epërsi ndaj Llapit në xhiron e fundit të kampionatit elitar në Kosovë.
Ndeshjen që po luhet në stadiumin e qytetit në Ferizaj, skuadra e Ferizajt është duke e fituar 1:0.
Gol në minutën e 12-të realizoi mesfushori Erti Sherifi.