Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Holanda, çerekfinalistja e parë

Falë një paraqitjeje brilante të Denzel Dumfriesit, Holanda ka siguruar çerekfinalen e Kupës së Botës që po mbahet në Katar.

Dumfries ishte i jashtëzakonshëm të shtunën te Holanda, që arriti fitore 3:1 ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Dumfries asistoi në dy gola, ndërsa shënoi një tjetër vetë. Mbrojtësi i Interit asistoi për Memphis Depayn në minutën e 10-të, dhe për Daley Blindin në minutën e parë të kohës shtesë në pjesën e parë.

SHBA-ja ngushtoi epërsinë me zëvendësuesin Haji Wright në minutën e 76-të, por Dumfries shfrytëzoi për mrekulli asistimin e Blindit në minutën e 81-të, dhe vulosi rezultatin final të takimit dhe kualifikimin tutje të Holandës.

Holanda, çerekfinalistja e parë e Botërorit, do të luajë me fituesin e ndeshjes Argjentina – Australia.

Edhe “Fluturuesi” holandez po mahnit me lojën në Botëror Sport “Fluturuesi” holandez po mahnit me lojën në Botëror

Dumfries shënon për Holandën

Holanda nuk ka lejuar befasi për momentin. Ka shënuar edhe golin e tretë në minutën e 81-të nëpërmjet mbrojtësit Denzel Dumfries.

Daley Blind harkoi në zonë, ndërsa Dumfries i lirë, shënoi nga afërsia me të majtën për 3:1 ndaj SHBA-së.


Wright ngushton epërsinë

Image

Haji Wright hyri si zëvendësues te SHBA-ja në minutën e 67-të, ndërsa realizoi për ngushtimin e epërsisë ndaj holandezëve, pak minuta më vonë.

SHBA-ja është duke humbur 2:1 aktualisht.

Wright para se të shënonte golin në minutën e 76-të, humbi mundësi të mirë i vetëm përballë portierit kundërshtar.


Holanda në pushim me dy gola epërsi ndaj SHBA-së

Image

Holanda e ka mbyllur pjesën e parë me epërsi prej dy golave ndaj SHBA-së, në ndeshjen e parë të një të tetës së finales.

Memphis Depay shënoi në minutën e 10-të, ndërsa holandezët golin e dytë e shënuan në minutën e parë të kohës shtesë në pjesën e parë.

Edhe Një “gol i parë” për të dyja skuadrat Sport Një “gol i parë” për të dyja skuadrat

Denzel Dumfries harkoi nga e djathta, ndërsa Blind me të parën shënoi për 2:0.

Para rezultatit 2:0, SHBA-ja rreshtoi disa raste shënimi, por ishte portieri holandez që nuk lejoi një gjë të tillë.

https://dubz.co/v/k98q44


Holanda në epërsi

Holanda e ka nisur në mënyrën më të mirë ndeshjen ndaj SHBA-së.

Tulipanët kaluan në epërsi qysh në minutën e 10-të. Realizoi Memphis Depay pas asistimit të Denzel Dumfriesit.

https://dubz.co/v/63tmtf


Nis ndeshja Holanda – SHBA

Ka nisur ndeshja e parë e fazës së 1/8 të finales mes Holandës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Edhe Dumfries: Holanda ka një ekip të fortë Botërori 2026 Dumfries: Holanda ka një ekip të fortë

Takimi po zhvillohet në stadiumin “Khalifa International”.

Fituesi i këtij takimi në çerekfinale takohet me fituesin e ndeshjes Argjentinë – Australi.