Pas Dardan Berishës, Drilon Hajrizit, dhe Andrew Lawrence nga Sigal Prishtina është larguar edhe qendra Lis Shoshi.
Burimet e Sportit në KTV, pranë basketbollistit pejan, bëjnë të ditur se lojtari ka shkëputur kontratën me prishtinasit. Shoshi ishte një ndër lojtarët më të dalluar të Prishtina, në Champions League dhe FIBA Europe Cup.
Qendra kosovare karrierën si basketbollist pritet ta vazhdojë jashtë Kosovës. 23-vjeçari është në bisedime me disa skuadra dhe shumë shpejt pritet të bëjë të ditur të ardhmen e tij.
Artikuj të ngjashëm