Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Liria fiton derbin ndaj Dritës

Pas dy humbjeve radhazi në Superligë klubi nga Prizreni, Liria ka arritur të gjejë rrugën e fitores.

Madje Liria fitoi derbin e sotëm kundër Dritës, që është një nga pretendentët për titull, transmeton Koha.net.

Në një ndeshje spektakolare në Prizren, vendasit shënuan fitore prej 3 me 2.

Drita e nisi më mirë takimin duke kaluar në epërsi përmes Xhevdet Shabanit që shënoi në minutën e 30.

Dy minuta para përfundimit të pjesës së parë Liria barazoi shifrat përmes mesfushorit Qendrim Gashi.

Edhe Drita fiton derbin e Gjilanit Futboll 9 muaj më parë Drita fiton derbin e Gjilanit

Në pjesën e dytë Drita riktheu epërsinë në minutën e 55 përmes Haxhi Nezirajt.

Por, Liria u kundërpërgjigj për mrekulli duke shënuar edhe dy herë. Përmes Liridon Fetahajt që realizoi në minutat 65 dhe 73.