Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Lille në epërsi ndaj Chelseat

Skuadra e Lillet ka kaluar në epërsi ndaj Chelseat në ndeshjen e dytë të 1/8 së finales të Ligës së Kampionëve që po luhet në Francë.

Golin për kampionin në fuqi të Francës, e shënoi sulmuesi Burak Yilmaz. Yilmaz (38’) shënoi nga penalltia.

Ndeshja e parë mes këtyre dy ekipeve e luajtur në Londër kishte përfunduar me fitoren e Chelseat 2:0. Te Lille në bankën e rezervistëve për këtë ndeshje është reprezentuesi i Kosovës, Edon Zhegrova.

Artikuj të ngjashëm