Kampioni i Ligue 1 nga edicioni 2020/21, Lille, ka njoftuar të enjten se e ka liruar nga detyra trajnerin Jocelyn Gourvennec, pas vetëm një edicioni.
Gourvennec e zuri vendin e trajnerit kampion me Lillen, Christophe Galtier, i cili mori drejtimin e Nicet.
“LOSC dhe trajneri Jocelyn Gourvennec e kanë shkëputur kontratën. LOSC dhe të gjithë anëtarët e ekipit e falënderojnë përzemërsisht trajnerin Jocelyn Gourvennec për bashkëpunimin, përkushtimin dhe profesionalizmin përgjatë edicionit 2021/2022, ku u fitua Superkupa e Francës dhe u arrit rundi i 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve. LOSC i uron Gourvennecit suksese në të ardhmen, në projektet profesionale”, shkruan në komunikatën e Lillet.
Te skuadra e Lillet luan futbollisti i Kosovës, Edon Zhegrova.
Edicionin e fundit Lille e mbylli në vendin e 10-të me 55 pikë të grumbulluara.