Për më shumë se një dekadë refugjatët kanë luajtur futboll kundër njëri-tjetrit në Ligën e Kampeve në Bejrut. Liga që dikur përbëhej vetëm nga palestinezët, vitet e fundit ka përfshirë edhe shumë sirianë.
Liga e Kampeve është themeluar në kryeqytetin e Libanit, Bejrut, nga gjashtë ekipe të përbëra nga refugjatët e Palestinës, në vitin 2004, përcjell Koha Ditore shkrimin e DW.
"Tani jemi një numër shumë më i madh i skuadrave në këtë ligë. Ka ekipe nga Shatila, Sabra, Bourj el-Barajneh e shumë vende tjera. Të gjitha këto ekipe i kam parë të rriten", thotë Tarek, i cili është trajner i ekipit Karmel 1969 nga kampi i refugjatëve Shatila për më shumë se dy dekada.
Tarek është futur në mes të lojtarëve, të cilëve u jep instruksione. Në mesin e lojtarëve është Mutaz (28), që është shofer i kamionit dhe ka lindur në kampin Shatila, ngjashëm si 18-vjeçari Mohammed, i cili ka lënë shkollën për t'iu përkushtuar gastronomisë.
Lojtari tjetër, Omar, refuzon të tregojë moshën dhe me çfarë profesioni merret...(më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Të shtunën fillon kampionati që është i rëndësishëm edhe për Kosovën
-
Pse paratë nuk sollën suksesin në Botëror për Arabinë e Katarin?
-
Izraeli sulmon Bejrutin në prag të një marrëveshjeje SHBA-Iran
-
Maroku startoi me dhjetë lojtarë të lindur jashtë vendit
-
Kreu i Federatës palestineze thotë se nuk iu dha viza e SHBA-së për të përcjellë Botërorin