Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Liga belge më e suksesshmja deri tash në Ligën e Evropës

Liga e Belgjikës është më e suksesshmja deri në fazën e çerekfinales në Ligën e Evropës.

Kjo ligë përfaqësohet nga dy klube në mesin e tetë më të mirave.

Genk dhe Anderlecht përfaqësojnë Belgjikën në çerekfinale të Ligës së Evropës, ndërsa ligat më të mira evropiane kanë nga një skuadër.

Premier Liga e Anglisë përfaqësohet me Manchester Unitedin, ndërsa liga e Gjermanisë përfaqësohet nga Schalke.

Lyoni përfaqëson Francën, e Beshiktashi Turqinë. Celta Vigo nga Spanja dhe Ajaxi nga Holanda mbyllin top tetëshen e Ligës së Evropës.