Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Lidhja Prizrenit mbron titullin e kampionit në ligën e juniorëve në pingpong

Gjatë këtij vikendi në Pallatin e Rinisë në Prishtinë u zhvilluan ndeshjet ekipore në ligën e juniorëve, Ligën e Parë si dhe dy ndeshje të Superligës.

Juniorët nga Prizreni për të dytin vit radhazi u shpallën kampion të ligës së juniorëve, raporton kp.

Për vendin e dytë u vendos pas kalkulimeve të ndeshjeve ndërmjet tri klubeve që kishin pikë të njëjta, për të mbetur edhe sivjet Hasan Prishtina i dyti.

Vushtrria dhe Vitia sigurojnë vendet në Superligë një javë para xhiros së fundit.