Liburni i është bashkuar “FC Prishtina 01” në finale të Kupës së Kosovës në futsall.
Klubi nga Gjakova shënoi fitore bindëse në gjysmëfinale ndaj klubit nga kryeqyteti FC Prishtina, me rezultat prej 8 me 3, transmeton Koah.net.
Në një atmosferë të bukur në palestrën “Shani Nushi” në Gjakovë, futbollistët e Luan Koznikut shkëlqeyn duke krijuar epërsi të thellë qysh në pjesën e parë, 6-0.
“Prishtina 01” në futsall arrin në finale të Kupës, Gjinovci optimist për triumfin
Në këtë takim shkëlqyen Ramadan Alaj e Arbër Dobroshi me nga një “hat-trick”, kurse nga një gol shënuan Mentor Mejzini dhe Halim Selmanaj.
Në finale Liburni do të përballet me “FC Prishtina 01” me datë 17 shkurt, në 11 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.
-
Liburni e Prishtina 01 premtojnë spektakël në futsall për Pavarësi
-
Futsal, Prishtina 01 e fiton Kupën për herë të pestë
-
Prishtina 01 fiton Kupën e Kosovës në futsall
-
Liburni fiton Kupën e Kosovës në futsall
-
Alaj pret rivalitet të fortë me Prishtina 01 në finale të Kupës, beson në triumfin e Liburnit