Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Lewandowski vendos një rekord në La Liga

Robert Lewandowski e shënoi golin e tij të parë në gara zyrtare për Barcelonën. Ai ka realizuar të dielën në mbrëmje pas vetëm 44 sekondave lojë në udhëtimin te Real Sociedadi. Pjesa e parë është mbyllur me rezultatin 1:1.

Megjithatë, shënimi i Lewandowskit ka marrë vëmendje për shkak se ka realizuar golin më të hershëm në La Liga që prej vitit 2009.

Në atë edicion, Iniesta kishte realizuar ndaj Recreativo Huelvas pas 43 sekondave.

Por, është goli më i shpejtë në ligë në ndeshjet si mysafir që prej vitit 2004. Saviola kishte shënuar në udhëtim te Valladolidi për 30 sekonda.

https://streamff.com/v/4ou2hz?fbclid=IwAR1kDa9RcXGx88L1R_P4Awve2pub39FdQnG8h0DjtYlHsahMVdvzz1c7hGs