Goli i fundit i Robert Lewandowskit në minutën e 96 tashmë është pjesë e historisë në Bundesligë.
Goal shkruan se sulmuesi polak ka shënuar në minutat më të fundit në Bundesligë sot ndaj Herthas që kur “Opta” ka filluar të marrë statistikat, transmeton Koha.net.
Goli i tij erdhi në minutën e 95+59 sekonda. Dhe që nga sezoni 2004-05 askush nuk ka shënuar aq vonë gol në një takim të Bundesligës.
Ky ishte goli i 25 i polakut në këtë sezon, dhe i 16-ti në ligë, kurse vetëm Aubameyang është më mirë se ai në këtë aspekt gjatë këtij sezoni.
Robert Lewandowski tani ka shënuar tani më shumë se 25 gola në 6 sezone radhazi:
2011/12 = 30
2012/13 = 36
2013/14 = 28
2014/15 = 25
2015/16 = 42
2016/17 = 25
Artikuj të ngjashëm