Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Lewandowski: Jemi perfekt para sfidës ndaj Realit

Sulmuesi polak Robert Lewandowski është i përqendruar te sfida e së mërkurës ndaj Real Madridit.

Bayern Munich do të ketë një tjetër përballje në Ligën e Kampionëve me Real Madridin.

Kampioni i Gjermanisë që po kalon në një formë të jashtëzakonshme, do të kërkojë të ndalë dominimin e Los Blancos në Evropë, duke u munduar ta eliminojë nga Liga e Kampionëve.

Robert Lewandowski, që është edhe golashënuesi më i mirë i skuadrës bavareze, është gati për ndeshjen e së mërkurës në Allianz Arena, transmeton KP.

Para sfidës ndaj Real Madridit ai ka deklaruar ekipi i tij është i gatshëm për këtë ndeshje.

“Unë jam mirë, dhe ekipi është perfekt”, ka deklaruar ai, raporton AS.