Bayer Leverkuseni e ka vazhduar kontratën me trajnerin Xabi Alonso edhe për dy vjet të tjera.
Mediat gjermane kanë shkruar të premten se Alonso do të jetë pjesë e skuadrës së Bundesligës deri në vitin 2026.
Te skuadra e Leverkusenit së fundmi është transferuar Granit Xhaka. Xhaka u transferua nga Arsenali. Ai e ka vlerësuar shumë teknikun spanjoll.
“Jam shumë i lumtur për besimin e Leverkusenit. Edicioni i fundit ishte pozitiv. Por unë dua edhe më shumë, njësoj siç do klubi. Po punojmë në këtë aspekt të gjithë së bashku dhe jemi të vendosur”, ka thënë Alonso.