Pas Romës edhe një ekip tjetër është futur në garë për transferimin e Granit Xhakës. Bëhet fjalë për Bayer Leverkusenin që po synon kthimin e mesfushorit kosovar në Bundesligë, ka raportuar “Bild” të hënën.
Xhaka ka gjasa të largohet nga Arsenali këtë verë dhe Leverkuseni po bën gati ofertën për të bindur londinezët në lirimin e tij.
29-vjeçari ka kontratë deri në vitin 2024, me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër me Arsenalin, ekip të cilit iu bashkua në vitin 2016 nga Borussia Moenchengladbachu.
Xhaka ishte pranë largimit nga Arsenali edhe verën e shkuar, por oferta e Romës nuk mjaftoi për të bindur drejtuesit e ekipit nga Premier League.
Në sezonin 2021/22, Xhaka ka shënuar një gol dhe ka asistuar dy herë në të gjitha garat për Arsenalin.