Leverkuseni është kthyer në krye të renditjes në Bundesligë, pas fitores 4:1 që e shënoi sot ndaj Hoffenheimit.
Leon Bailey (4’, 27’), Florian Wirtz (55’) dhe Lucas Alario (90+1’ penallti) kanë realizuar për Leverkusenin, ndërsa Christoph Baumgartner (50’) për Hoffenheimin.
Leverkusen pas 11 xhirove i ka 25 pikë, një më tepër se Bayern Muencheni e RB Leipzigu që zënë pozitat dy e tre.
