Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Leverkuseni kërkon dhjetë milionë euro për Mehmedin

Drejtuesit e skuadrës gjermane, Bayer Leverkusen, nuk do të lirojnë sulmuesin shqiptar, Admir Mehmedi, nëse nuk i marrin dhjetë milionë euro.

Interesim për sulmuesin e përfaqësueses së Zvicrës ka shprehur klubi francez, Nice.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

"Trajneri i Nices, zvicerani Lucien Favre, pëlqen mënyrën e lojës së Mehmedint dhe do të bëjë gjithçka që ta transferojë në ekip", shkruan "kicker.de" të mërkurën.

Por, "Kicker" ka raportuar, po ashtu se Leverkuseni ia ka vënë çmimin lojtarit në vlerë dhjetë milionë euro. Sulmuesi Mehmedi nuk ka dashur të komentojë asgjë rreth interesimit të Nices. Ka theksuar se ende nuk ka asgjë konkrete.

"Kam njerëz që përkujdesen për mua, por për sa kohë që nuk ka asgjë për t'u raportuar, nuk kam koment. Ka shumë spekulime rreth së ardhmes sime", ka thënë Mehmedi për "Kicker".

Sulmuesi 26-vjeçar me skuadrën e Leverkusenit ka kontratë deri në verën e vitit 2019. Te Leverkuseni u transferua në verën e vitit 2015 nga klubi tjetër gjerman, Freiburg. Karrierë ka bërë edhe te Dinamo Kiev në Ukrainë dhe Zuerich në Zvicër.